Botë

Brazil, autoritetet pezullojnë përdorimin e 12 milionë dozave të Sinovac

07.09.2021 13:06

Autoritetet shëndetësore braziliane kanë pezulluar përdorimin e 12 milionë dozave të vaksinave kineze Sinovac...

Autoritetet shëndetësore braziliane kanë pezulluar përdorimin e 12 milionë dozave të vaksinave kineze Sinovac, të cilat ishin prodhuar në një laborator të paautorizuar.
 
“Laboratori nuk ishte inspektuar dhe nuk ishte aprovuar nga autoritetet shëndetësore. Masa e pezullimit u mor për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj një rreziku të mundshëm”, lexohet në komunikatën e Anvisa, autoritetit shëndetësor brazilian.
 
Pezullimi do të zgjasë 90 ditë dhe gjatë kësaj periudhe, Anvisa do të inspektojë laboratorin dhe do të analizojë sigurinë gjatë procesit të prodhimit.