Maqedoni

Tetovë, pas tri javësh alarmante, asnjë viktimë në 24 orë

07.09.2021 16:20

Pas tre javësh luftë për jetë a vdekje me Covidin, pacientët në qendrën Covid në Tetovë...

Pas tre javësh luftë për jetë a vdekje me Covidin, pacientët në qendrën Covid në Tetovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë fitimtarë. Për herë të parë në një periudhë më të gjatë, fatmirësisht Tetova nuk regjistroi asnjë viktimë. Por, edhe përkundër situatës në dukje të përmirësuar ndjeshëm, në spitalin e Tetovës ka 86 persona të hospitalizuar, të gjithë me terapi oksigjeni. Në ambulancën Covid, në 24 orët e fundit kanë kërkuar ndihmë143 pacientë.
 
“Kemi një lajm shumë të mirë, që pas tre javësh nuk kemi asnjë viktimë. Por, kemi pasur numër të madh të kontrolleve ambulatore - 143, por kjo do të thotë se vetëdija e qytetarëve është ngritur dhe qytetarët vijnë në fazën e hershme të virusit.”,- deklaroi Miranda Pajaziti nga qendra Covid - Tetovë.
 
Pajaziti apelon tek qytetarët që të respektojnë masat anti Covid dhe të vaksinohen, sepse vetëm kështu mbrojnë jo vetëm veten, por edhe të gjithë të tjerët.
 
VISAR SADIKI