Maqedoni

Ministria e Drejtësisë: Opozita manipulon, flamuri i BE-së nuk abuzohet

07.09.2021 16:51

Ministria e Drejtësisë i hedh poshtë si të pavërteta akuzat e koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së...

Ministria e Drejtësisë i hedh poshtë si të pavërteta akuzat e koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, se Qeveria dëshiron të miratojë 12 ligje duke abuzuar me flamurin europian. Nga atje theksojnë se bëhet fjalë për ligje të cilat janë pjesë e Programit Kombëtar për Harmonizimin e Ligjeve me Legjislacionin Europian.
 
“VMRO-DPMNE e di mirë këtë dhe, e themi me keqardhje se, në vend që të hyjnë në debat parlamentar për të dhënë propozimet e tyre, ata me vetëdije po manipulojnë në dëm të reformës në drejtësi, pra drejtpërdrejt në dëm të qytetarëve. Disa nga këto ligje, si ai për çështjet gjyqësore, miratohen me dy të tretat, kështu që do të nevojiten votat dhe bashkëpunimi me opozitën në mënyrë që të kontribuojmë së bashku në reformat në gjyqësi, për të cilat flasim kaq shumë.”,- thonë nga Ministria e Drejtësisë.