Maqedoni

Digjitalizimi i gjyqësorit, së shpejti vërtetime në mënyrë elektronike

07.09.2021 17:29

Që nga fundi i muajit shtator, qytetarët do të kenë mundësinë që në mënyrë elektronikë...

Që nga fundi i muajit shtator, qytetarët do të kenë mundësinë që në mënyrë elektronikë të aplikojnë dhe të marrin vërtetim nga evidenca për kundërvajtje dhe penale. Punohet në planin interoperabil për komunikim pa pengesa mes gjykatave dhe 89 institucioneve të tjera.
 
Do të ketë edhe aplikacion mobil përmes të cilit të gjitha palët në proceset gjyqësore do të kenë qasje në sistem. Njëherit u tha se po punohet edhe në harmonizimin e legjislativës tonë me nevojat e procesit të digjitalizimit. Në fazën e parë të digjitalizimit do të përfshihen 5 gjykata, të cilat pritet të jenë më efikase.
 
“Në të gjitha fazat e procedurës mund të shfrytëzohen mjetet digjitale, online apo gjykime hibride në varësi prej nevojave, por para së gjithash duhet të theksojmë se nëse për të ekzistojnë pengesa juridike apo të tjera të cilat kërkojnë aplikimin e mjeteve digjitale në procesin gjyqësor.”,- tha gjykatësi, Lazar Nanev.
 
“Përmes anketave me qytetarët vërtetuam se ekziston pakënaqësi sa i përket shfrytëzuesve të shërbimeve gjyqësore. Një pjesë të shërbimeve dëshirojnë të jenë digjitale që gjykatat të jenë më efikase.”,- deklaroi Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Europiane.
 
Sipas ministrit të drejtësisë, Bojan Mariqiq, në këtë periudhë të vështirë të pandemisë globale, është bërë e qartë se transformimi dixhital nuk është vetëm i dëshirueshëm, por edhe i nevojshëm për një sektor publik efikas dhe funksional.
 
“Aplikimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në nivel shtetëror dhe lokal brenda shërbimeve publike është bërë një nevojë e domosdoshme që do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe kështu në përmirësimin e marrëdhënieve midis qytetarëve dhe institucioneve shtetërore në përgjithësi. Kriza vetëm vërtetoi se sa mund të jenë të rëndësishme dhe inkulzive shërbimet digjitale.”,- theksoi ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
 
Gjykatat Themelore në Shtip, Kavadar dhe Strumicë do të jenë të parat që do të pajisen, si dhe Gjykata Penale dhe Civile në Shkup. Ministri theksoi se me OSBE-në punohet në përgatitjen e një platforme funksionale mbi të cilën do të publikohen të dhënat për punën e gjykatave në lidhje me cilësinë dhe sasinë e punës së tyre.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI