Maqedoni

Gostivar, ulen infektimet, rritet numri i vaksinimeve

07.09.2021 17:48

Në Gostivar bie dukshëm numri i të infektuarve ndërsa është rritur interesimi për vaksinim...

Brenda 24 orëve të fundit, në spitalin Kovid  janë pranuar vetëm tre pacientë të rinj, kurse gjithsej në kushte spitalore trajtohen 62 pacientë, prej të cilëve rreth 40 janë në mbështetje të oksigjenit.
 
Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, thekson se në krahasim me periudhën e kaluar, situata këtë javë me pandeminë ka stablizim të dukshëm.
 
Në Gostivar, vetëm të hënën betejën me virusin vdekjeprurës e humbën tre qytetarë të moshës 83, 74 dhe 68 vjeç.
 
LULZIM HAZIRI