Maqedoni
Covid-19, 32 viktima dhe 682 raste të reja
07.09.2021 18:07
Edhe më tej vazhdon të mbetet i lartë numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë...

Edhe më tej vazhdon të mbetet i lartë numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa rastet e reja kanë filluar të ulen.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6425 testime për COVID dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 682 persona, pjesa më e madhe në Shkup me 317 raste.
Betejën me Covidin e kanë humbur 32 persona, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6 129. Po ashtu janë shëruar edhe 1031 pacientë. Rastet aktive me Covid janë 14394.
