Maqedoni

OSBE–ODIHR filloi misionin vëzhgues për zgjedhje lokale

07.09.2021 18:26

Zyra e OSBE-së do t’i vëzhgojë zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut me afro 300 vëzhgues...

Zyra e OSBE-së do t’i vëzhgojë zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut me afro 300 vëzhgues. 20 prej tyre do të jenë më mision afat gjatë e të cilët do të arrin në vendin tonë javën e ardhshme, ndërsa 250 të tjera ditën e votimit, tha Tana de Zulueta, Shefe e Misionit të OSBE-ODIHR-it.
 
Sipas saj, prej sot ka filluar misionin vëzhgues, ndërsa 20 vëzhguesit e parë do të angazhohen në zbatimin e rekomandimeve që ka bërë ky mision nga e kaluara, por edhe zbatimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor. 
 
“Javën e ardhshme do të na bashkohen 20 vëzhgues afat gjatë të cilët do të ndjekin të gjithë procesin zgjedhor dhe fushatën. Ne presim që të na bashkohen edhe 250 vëzhgues afatshkurtër në ditën e zgjedhjeve, që të votojnë procesin e votimit dhe numërimit të votave.”,- deklaroi shefja e misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve, Tana De Zulueta.
 
Shefja e misionit, Tana de Zulueta, dhe përfaqësues të tjerë kanë takuar anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të filluar bashkëpunimin e tyre.
 
Ata thonë se do të zbatojnë rekomandimet e Qeverisë për mbrojtje nga përhapja e virusit. ODIHR-ja do të dalë me një raport preliminar një ditë pas zgjedhjeve dhe raportin përfundimtar, tetë javë pas zgjedhjeve.
 
FITIM KRYEZIU