Maqedoni

Carovska takim me mësimdhënësit-mentorë: Së bashku për arsim më cilësor me konceptin e ri

07.09.2021 20:01

Mësimdhënësit që punojnë në programet e reja për klasën e parë dhe të katërt...

Mësimdhënësit që punojnë në programet e reja për klasën e parë dhe të katërt, thonë se  janë të përkushtuar maksimalisht në zbatimin e Konceptit të ri për arsimin fillor.
 
Ne jemi mbështetja e tyre e drejtpërdrejtë në zbatimin e reformave, ndërsa sfidat që paraqiten i tejkalojmë së bashku, tha  Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, në takimin me  mësimdhënësit-mentorë.
Mentorët, të cilët kaluan trajnime të plota, filluan vitin e ri shkollor pa asnjë problem.
 
Carovska theksoi se MASH-i është gjithmonë këtu për t'u dhënë atyre mbështetjen e nevojshme në mënyrë që të arrijnë rezultate maksimale në punën e tyre, por natyrisht në punën e mësimdhënësve.
 
“Ju inkurajoj të jepni maksimumin në realizimin e suksesshëm të mësimit. Me përvojën tuaj ju mund t'i ndihmoni mësimdhënësve në realizimin e përmbajtjeve të planifikuara dhe në zbatimin  më të përshtatshëm të aktiviteteve për arritjen e rezultateve nga mësimi. "Jam e sigurt se këto reforma thelbësore do të rezultojnë në arsim më cilësor, të cilin do ta shohim në testimet e ardhshme ndërkombëtare dhe kombëtare të njohurive të nxënësve," tha Carovska.
 
MASH i zgjodhën mësimdhënësit mentorë në konkursin publik. Kushti për marrjen e këtij titulli ishte që të kenë së paku 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jenë të punësuar me kohë të pacaktuar dhe t’i plotësojnë standardet profesionale për mësimdhënës-mentor.