Botë
Situata Covid, 28 të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë
07.09.2021 20:22
Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë shënuar 28 raste të vdekjeve nga Covid 19...

Nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës gjithashtu informojnë se nga 10.321 testime të kryera në 24 orë, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Janë shëruar 1.698 qytetarë, e numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi I pandemisë, është 123.852.
Në total numri i rasteve aktive është 24.484.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Numri i përgjithshëm i vaksinave të aplikuara, është 938.504 doza. 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
