Maqedoni

Një person nga Tetova në burg për shkak se nuk ka qëndruar në izolim

07.09.2021 21:04

Një person nga Tetova përfundoi në burg për shkak se nuk ka qëndruar në izolim për shkak të coronavirusit...

Një person nga Tetova përfundoi në burg për shkak se nuk ka qëndruar në izolim për shkak të coronavirusit.

“Në rrugën ‘Marshall Tito” në Tetovë, dje rreth orës 12:00, policët e SPB Tetovë kanë arrestuar 50 vjeçari nga Tetova S.J, i dënuar me burg për veprën penale “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore në kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ai është dërguar në burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit.