Maqedoni
Shkup, regjim i ndryshuar i komunikacionit për shkak të protestave
08.09.2021 09:14
Për shkak të dy protestave të paralajmëruara në Shkup, sot me fillim nga ora 10:30...

Për shkak të dy protestave të paralajmëruara në Shkup, sot me fillim nga ora 10:30 do të jenë të mbyllura për komunikacion bul. “Goce Dellçev” në shtrirjen në rr. “Bellasica” drejt bul. “Ilinden” dhe bul. “Ilinden” në shtrirjen nga bul “Goce Dellçev” deri tek bul. “Klimenti i Ohrit”.
Në orën 13:30 për shkak të protestës së dytë për komunikacion do jenë të mbyllura rrugët nga sheshi "Skënderbeu" që më pas të vazhdojë drejt zyrës së BE-së, me etapa do të jenë të mbyllura për komunikacion bulevardet "Goce Dellçev", "Ilinden" dhe "Klimenti i Ohrit".
