Maqedoni

Maqedonia e Veriut feston 30 vjetorin e pavarësisë

08.09.2021 09:28

Me aktivitetet të shumta, Maqedonia e Veriut sot shënon 30-vjetorin e pavarësisë...

Me aktivitetet të shumta, Maqedonia e Veriut sot shënon 30-vjetorin e pavarësisë. Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake,  e miratoi më 25 janar të vitit 1991. 
 
Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë. Dhjetë vite më vonë,  Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. 
 
Presidenti Pendarovski me rastin e 30 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut duke uruar qytetarët e vendit tha se ky është një jubile domethënës dhe një mundësi për të bërë një përparim në atë që kemi arritur vitet e fundit dhe ku kemi ardhur në rrugën drejt një shteti demokratik dhe prosperues. Pendarovski tha se vendi duhet të punojë që në mënyrë thelbësore t’i përshtatet legjislacionit europian.
 
“Është koha që 30 vite pas, të mbledhim forcat dhe duke reflektuar nga gjenerata e parë e deputetëve të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve. Të punojmë që t’i afrohemi legjislacion evropian, jo vetëm në mënyrë formale, por edhe në mënyrë thelbësore, duke respektuar parimin e sundimit të së drejtës si dhe të të drejtave dhe lirive të secilit njeri. Vetëm kështu ndërtohet shoqëria e drejtë dhe e lirë me qytetarë të barabartë, pa dallim etnie, feje apo çfarëdo dallimi tjetër”, tha presidenti Pendarovski.