Maqedoni

Blinken uron pavarësinë: Keni mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin në BE

08.09.2021 12:40

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, përmes një letre urimi drejtuar shefit të diplomacisë Bujar Osmani....

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, përmes një letre urimi drejtuar shefit të diplomacisë Bujar Osmani, uron  30 vjetorin e  pavarësisë duke përkujtuar se  Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut.
 
"Shtetet e Bashkuara janë pranë jush teksa vazhdoni përpjekjet  për të rritur prosperitetin e të gjithë qytetarëve tuaj, duke promovuar sundimin e ligjit dhe duke forcuar institucionet tuaja demokratike. Maqedonia e Veriut  gjithashtu ka mbështetjen tonë të palëkundur kur bëhet fjalë për arritjen e aspiratave tuaja për anëtarësim në BE", shkruan Blinken në letër.
 
Ai përkujton se SHBA e mirëpriti me krenari Maqedoninë e Veriut si një nga 30 vendet anëtare të NATO-s, e kjo, sipas tij, është ndëshmi e përkushtimit të RMV-së për paqen dhe sigurinë rajonale dhe globale.
 
"Pjesëmarrja juaj në misionet e Aleancës, përfshirë Afganistanin, tregon përkushtimin tuaj ndaj vlerave të përbashkëta", thekson Blinken. Edhe presidenti amerikan Joe Biden i dërgoi një mesazh urimi kreut të shtetit, Stevo Pendarovski.