Botë

Sulmet terroriste të 2015-s, nis procesi gjyqësor në Francë

08.09.2021 12:54

Të mërkurën në Francë ka nisur procesi gjyqësor ndaj 20 personave të arrestuar për sulmet terroriste në Paris...

Të mërkurën në Francë ka nisur procesi gjyqësor ndaj 20 personave të arrestuar për sulmet terroriste në Paris që lanë pas 130 persona viktima dhe dhjetëra të plagosur.
 
9 persona të armatosur dhe kamikazë, të lidhur me grupin islamik ISIS sulmuan në një operacion të koordinuar stadiumin e kryeqytetit, teatrin Bataclan dhe lokalet më 13 nëntor të vitit 2015.
 
Procesi gjyqësor të të zhvillohet në një ndërtesë të shekullit të 13 dhe të pranishëm pritet të jenë qindra familjarë të viktimave dhe mbi 350 juristë. Autoritetet kanë marrë masa shumë të forta sigurie për të shmangur çdo incident të mundshëm.
 
I mbijetuari i vetëm i celulës, Salah Abdeslam, është i akuzuari kryesor midis atyre që do të gjykohen për sulmin më vdekjeprurës në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore.
 
Procesi pritet të zgjasë nëntë muaj.