RMV feston me paradë 30 vjetorin e Pavarësisë
Punëtorë shëndetësorë, atletë, zjarrfikësi, policë dhe ushtarë, minatorë, fermerë, vullnetarët e Kryqit të Kuq...

Punëtorë shëndetësorë, atletë, zjarrfikësi, policë dhe ushtarë, minatorë, fermerë, vullnetarët e Kryqit të Kuq, skautët, si dhe Ansamblet Kombëtare dhe Shoqëritë Kulturore -Artistike, do të defilojnë sot në qendër të kryeqytetit, në 30 vjetorin e pavarësisë.
Festa qendrore do të jetë e hapur para Parlamentit duke filluar nga ora 17:30. Sipas protokollit, pjesa zyrtare do të fillojë në orën 18:30 me këndimin e himnit nga Orkestra Ushtarake, e ndjekur nga fjalimet e zyrtarëve shtetërorë. Fjalim do të kenë Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe Kryeministri Zoran Zaev. Më pas do të vazhdojë parade zyrtare dhe një concert me pjesmarrjen e artistëve të etniteteve të ndryshme. Përveç mysafirëve zyrtarë dhe mediave, sipas protokollit dhe situatës aktuale me pandeminë, është planifikuar prania e rreth 1000 qytetarëve të akredituar që kanë paraqitur certifikatë vaksinimi ose vërtetim se e kanë kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit.
