Botë
Indonezi, zjarr në një burg, të paktën 40 viktima
08.09.2021 13:48
Të paktën 40 të dënuar humbën jetën si pasojë e një zjarri në një burg në Indonezi....

Të paktën 40 të dënuar humbën jetën si pasojë e një zjarri në një burg në Indonezi. Sipas një zëdhënësi për të drejtat e njeriut, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në burgun e provincës Banten.
Shkaqet e zjarrit në burgun e provincës Banten, janë ende të paqarta, ndërkohë që të dënuarit e tjerë janë evakuuar në një tjetër institucion për ekzekutimin e vendimeve të tyre penale.
Nuk dihet numri i saktë i të dënuarve që kanë qenë në burg në momentin e zjarrit, por mendohet se ai ka qenë i mbipopulluar dhe strehonte më shumë se 600 persona.
