Maqedoni

Kampionati Ballkanik i Kanotazhit do të mbahet këtë fundjavë në Strugë

08.09.2021 14:47

Këtë fundjavë që vjen, Struga do të presë për herë të parë Kampionatin Ballkanik të Kanotazhit...

Këtë fundjavë që vjen, Struga do të presë për herë të parë Kampionatin Ballkanik të Kanotazhit. Mbi 300 kajakerë nga i gjithë Ballkani do të tundin ujërat e liqenit në brigjet e Strugës dhe do të kurorëzojnë ekzistencën 90-vjeçare të sportit të kanotazhit në vend. Ky eveniment sportiv do të bashkojë kajakerët e rinj nga Greqia, Rumania, Turqia, Bullgaria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina si dhe vendi ynë. 
 
Federata e Kajakëve të Maqedonisë me mbështetjen e Shoqatës Ballkanike të kajakëve, Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Komitetit Olimpik Maqedonas aktualisht janë në përfundim të përgatitjeve. Po vendosen sinjalizimet e pistës, një shteg prej 2 km të gjatë nga Podomolje deri tek AS kampet si dhe është duke u instaluar edhe kulla e gjykatësit në vijën e finishit. 
 
“Ata janë të ndarë në kategori kadetësh dhe juniorësh, ky është një kampionat i të rinjve. Për herë të parë në Maqedoni, një pistë profesionale e quajtur Albano është bërë në një distancë prej 2000 metrash me gjashtë pista profesionale dhe të gjitha rregullat teknike nga Shoqata e Kajakerëve.”,- tha sekretari teknik i Federatës së Kajakëve, Igor Skeparoski.
 
Në prag të ngjarjes së madhe sportive, do të botohet një Monografi për Klubin e Kajakëve "Drini i Zi”, një dokument historik që në shekujt e ardhshëm do të dëshmojë për kanotazhin si markë sportive e qytetit të Strugës. 
 
“Është një retrospektivë e jetës së kanotazhit në vendin tonë përmes gjithë varfërisë dhe rendit shoqëror deri më sot. Ajo që është interesante trajton një aspekt social, sociologjik dhe kulturor përveç rezultateve sportive dhe rrëfehet nga të gjithë palët e interesuara të jetës së kanotazhit sportiv në qytetin e Strugës.", profesor i edukimit fizik dhe autor i monografisë Kosta Hiohi.
 
Federata e Kajakëve thotë se ky organizim i Kampionatit Ballkanik të Kajakëve është një lloj prove për pjekurinë, e cila në të ardhmen synon organizimin e garave më të mëdha të kanotazhit, por edhe zhvillimin e kanotazhit në vend.
 
ILMIJE ZHAKU