Maqedoni

Tetovë, asnjë viktimë Covid, vetëm 6 pacientë të rinj

08.09.2021 15:46

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në Tetovë edhe këtë të mërkurë....

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në Tetovë edhe këtë të mërkurë. Mjekja, Miranda Pajaziti, thotë se kjo situatë tregon se gjendja ka nisur të stabilizohet, por qytetarët përsëri duhet të kenë kujdes. Të hospitalizuar në Spitalin e Tetovës ka 82 pacientë të gjithë me terapi oksigjeni. Ndërsa ndihmë në Ambulancën Covid kanë kërkuar 132 qytetarë të gjithë me simptoma të hershme, theksoi mjekja Pajaziti.
 
“Situata në Tetovë edhe sot është stabile, kemi zero numër të viktimave, sikur edhe dje. Të hospitalizuar kemi 82 pacientë, ende janë në gjendje të rënduar dhe me terapi oksigjeni. Ka pasur 132 kontrolle në Ambulancën Covid, të gjithë kanë qenë më simptoma të hershme të virusit.”,- deklaroi Miranda Pajaziti nga Qendra Covid - Tetovë.
 
Këto ditët e fundit ka një rënë numri i të infektuarve me Covid-19 në Tetovë. Sipas mjekëve qytetarët duhet të vazhdojnë të vaksinohen, pasi me vaksinimin e tyre mbrojnë veten por edhe të tjerët.
 
VISARI SADIKI