Maqedoni

Zgjedhjet lokale, këqyrja e Listës Zgjedhore deri të enjten

08.09.2021 16:50

Të enjten në mesnatë përfundon afati për kontroll publik të listës zgjedhore....

Të enjten në mesnatë përfundon afati për kontroll publik të listës zgjedhore. Sipas të dhënave të KShZ-së, deri më tani në Listën e Zgjedhore janë kontrolluar 13502 persona, ndërsa janë parashtruar gjithsej 122 kërkesa për regjistrim në Listën Zgjedhore, 31  kërkesa për fshirje të të dhënave nga lista zgjedhore dhe 39 kërkesa për ndryshim të të dhënave. Po ashtu nëpërmjet e-mailit zyrtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve [email protected]  janë dërguar 73 kërkesa të ndryshme.
 
Ndërkohë rrjedhin afatet edhe për aktivitetet e tjera zgjedhore. Kampanja zgjedhore për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale fillon nga 27 shtatori dhe do të zgjasë deri më 15 tetor në mesnatë. Po ashtu vazhdon stërvitja e anëtarëve të këshillave zgjedhorë me aparatet për gjurmët e gishtërinjve të cilat KShZ do t’i shfrytëzojë për herë të parë gjatë procesit të votimit.


NERMIN MULAKI FEJZULLAHU