Maqedoni

Dita e pavarësisë, Pendarovski: Integrimi, motiv për kohezion të brendshëm

08.09.2021 12:15

Tradita e respektimit të diversitetit ka qenë vlera më e madhe e vendit...

Tradita e respektimit të diversitetit ka qenë vlera më e madhe e vendit. E nesërmja jonë më e mirë varet edhe nga integrimet në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare. Proceset e integrimit ishin, dhe ende janë, një motiv dhe një mjet për të arritur kohezionin e brendshëm dhe për të arritur vlerat më të larta evropiane. Me këto fjalë presidenti Stevo Pendarovski u është drejtuar qytetarëve në 30 vjetorin të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai në Vilen Vodno ndau çmimin 8 Shtatori për kryetarin e pare te Kuvendit, Stojan Andov, dhe përbërjen parlamentare nga viti 1990-1994. Me këtë rast ai tha se vendi duhet të punojë që në mënyrë thelbësore t’i përshtatet legjislacioni europian.
 
“Është koha që 30 vite pas, të mbledhim forcat dhe duke reflektuar nga gjenerata e parë e deputetëve të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve. Të punojmë që t’i afrohemi legjislacion evropian, jo vetëm në mënyrë formale, por edhe në mënyrë thelbësore, duke respektuar parimin e sundimit të së drejtës si dhe të të drejtave dhe lirive të secilit njeri. Vetëm kështu ndërtohet shoqëria e drejtë dhe e lirë me qytetarë të barabartë, pa dallim etnie, feje apo çfarëdo dallimi tjetër.”,- deklaroi presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
 
Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e Ditës së Pavarësisë, vendosi kurora lulesh në varret e ish-presidentëve, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski.
 
NAIM RAMADANI