Maqedoni

30 vjetori i pavarësisë, paradë në Shkup, protokolle të rrepta anti-Covid

08.09.2021 17:18

Punëtorë shëndetësorë, atletë, zjarrfikësi, policë dhe ushtarë, minatorë, fermerë...

Punëtorë shëndetësorë, atletë, zjarrfikësi, policë dhe ushtarë, minatorë, fermerë, vullnetarët e Kryqit të Kuq, skautët, si dhe Ansamblet Kombëtare dhe Shoqëritë Kulturore -Artistike, defiluan sot në qendër të kryeqytetit në festimin e 30 vjetorit të pavarësisë së shtetit.
 
Festa qendrore do të jetë e hapur para Parlamentit duke filluar nga ora 17:30. Fjalim do të kenë Presidenti Stevo Pendarovski, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe Kryeministri Zoran Zaev. Më pas do të vazhdojë parade zyrtare dhe një koncert me pjesëmarrjen e artistëve të etniteteve të ndryshme. Përveç mysafirëve zyrtarë dhe mediave, sipas protokollit dhe situatës aktuale me pandeminë, është planifikuar prania e rreth 1000 qytetarëve të akredituar që kanë paraqitur certifikatë vaksinimi ose vërtetim se e kanë kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit. Dhe e gjithë kjo festë do t’i kushtojë jo pak buxhetit të shtetit.
 
Byroja për Prokurimet Publike, thotë se Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë DVD PLUS, që peshon rreth 190 mijë euro. Në këtë shumë përfshihet organizimi i koncertit angazhimi i këngëtarëve, skena dhe zërimi, fishekzjarret, videot promovuese në shqip e maqedonisht marketingu shtesë etj.