Botë
Dështojnë bisedimet Kosovë-Serbi, Kurti: Të pagjeturit, temë që nuk mund të presë
08.09.2021 17:57
Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nuk po shkojnë në drejtimin e duhur...

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Diskutimi I fundit kryesor mes palëve u përqendrua vetëm te çështja e të pagjeturve të luftës. Kryeministri Albin Kurti thotë se në dialogun me Serbinë, çështja e të pagjeturve është temë e cila nuk mund të presë.
“Ka vetëm një temë që nuk pret është çështja e të pagjeturve të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, dhe për këtë me siguri do të diskutohet në Bruksel. Nuk mund të presim marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke me Serbinë kur janë në pyetje familjarët e 1630 qytetarëve të Kosovës që janë të pikëlluar që nuk i kanë më të dashurit e tyre edhe 22 vite më vonë, ku më e keqja nuk e dinë ku janë ata e edhe nëse e dinë që janë të vdekur nuk i kanë eshtrat e tyre. Mund të hapen tema të tjera mes Kosovës dhe Brukselit por jo mes Kosovës dhe Serbisë.”,- tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
