Maqedoni

Stoev uron Pavarësinë e Maqedonisë së Veriut

08.09.2021 19:10

Ministri bullgar për Punë të Jashtme, Svetlan Stoev sot ka dërguar urim me rastin e 8 Shtatorit...

Ministri bullgar për Punë të Jashtme, Svetlan Stoev sot ka dërguar urim me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, njofton Pres shërbimi i MPJ-së bullgare.
 
“Në 30 vitet e fundit, mbështetja e Bullgarisë nuk ka qenë asgjë më shumë përveç një akti vetëmohues të miqësisë dhe besimit të fortë në të ardhmen e përbashkët evropiane dhe euroatlantike. Çdoherë kur Republika e Maqedonisë së Veriut përballet me probleme serioze, Bullgaria është e gatshme të ndihmojë, pa dallim sfidave të saja”, ka thënë ministri bullgar Stoev në fjalimin dërguar deri te ministri për Punë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
 
Ai poashtu ka rikujtuar në pritjet e mëdha të viteve të hershme të 90-ta se ndryshimet politike në shtetin e saponjohur do të sjellin mundësinë e tejkalimit të ndarjeve artificiale imponuara nga njerëzit e dy anëve të kufirit.
 
“Rënia e shumëpritur e ‘murit’ mes nesh u tregua si proces i gjatë dhe i dhimbshëm. Shkatërrimi i saj i plotë ende kërkon vullnet të fortë politik dhe guxim për çrrënjosjen e perceptimeve negative dhe stereotipave”, ka thënë Stoevi.