Botë
Covid-19, 24 të vdekur, 1,029 raste pozitive në Kosovë
08.09.2021 19:27
Vazhdoj ë të jenë të larta shifrat Covid në Kosovë...

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 24 raste vdekje.
Nga 13.084 testime të kryera në 24 orët e fundit, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Janë shëruar 3.266 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 22.223.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës, e 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
