Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat nga Bullgaria do të aplikohen para afatit të skadencës

08.09.2021 19:46

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas parashikimeve për nevojat për rivaksinim me "Pfizer"...

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas parashikimeve për nevojat për rivaksinim me "Pfizer", si dhe interesin e madh për vaksinat nga ky prodhues, të gjitha dozat do të aplikohen shumë kohë para datës së skadimit.

Sipas marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë, vaksinat do të jenë në dispozicion më 14 shtator në pikat tona, më shumë se kohë e mjaftueshme për t'i përdorur ato para afatit të skandencën thonë nga MSH.

Sipas tyre Doza mesatare ditore është rreth 10.000 vaksina dhe përqindja më e madhe e tyre janë nga prodhuesi "Pfizer".

Prandaj, qytetarët mund të jenë të sigurt se të gjitha vaksinat do të jenë të sigurta dhe të vlefshme në kohën e vaksinimit.

Me këtë rast, Ministria shpreh mirënjohjen e saj për Qeverinë e Republikës së Bullgarisë për donacionin dhe u bën apel qytetarëve ë të vaksinohen masovikisht.