Maqedoni

30 vite pavarësi, Pendarovski: Mbijetesa e shtetit vetëm me integrim

08.09.2021 20:38

Ilindeni i tretë i para 30 viteve, referendumi i pavarësisë, jehoi në sheshin e Shkupit...

U ringjall koncepti i plejadës së intelektualve vendas për një Maqedoni autonome. Ndërkohë u ndëgjuan edhe thirjet për unitet të gjithë qytetarëve në zhvillimin e shtetit. Presidenti Stevo Pendarovski tha se vetëm inkluziv dhe të integruar mund të mbijetojmë si shtet. 
 
“Mbijetesa dhe prosperiteti i shtetit të pavarur, varen nga dy procese, nga inkluziviteti i brendshëm dhe nga integrimi. Bashkëjetesa dhe respektimi i ndasive është vlera jonë më e madhe. Suksesi më i madh për shtetin është nëse të gjithë qytetarët dhe fetare, e ndjenjë si shtetin e tyre. Njëkohësisht e ardhmja e shtetit varet nga integrimi ynë i plotë në organizatat e rëndësishme ndërkombëatre, pasiqë shtetet e vogla nuk mund të mbijetojnë në këtë botë jo të qetë, nëse janë të vetme, pa aleatë dhe miq”, u shpreh presidenti Stevo Pendarovski.
 
Xhaferi: Bashkë të ruajmë dhe zhvillojmë shtetin
 
Kryeparlamentari Talat Xhaferi nëpërmjet video mesazhit ftoi në unitet të të gjithë qytetarëve në avancimin e shtetit.
 
“Kemi një shtet të përbashkët dhe të gjithë jemi përgjegjës ta ruajmë dhe zhvillojmë për ne dhe për gjeneratat e ardhshme. Të ndërtojmë shoqëri në të cilën të gjithë ne tani dhe në të ardhmen do të ndjehemi të barabartë, të respektuar, të njëjtë para ligjit dhe drejtësisë thjesht do të ndjehemi në shtëpinë tonë, sepse të gjithë meritojnë të jetojnë, të rriten, të arsimohen dhe të krijojnë një shtet në të cilin respektimi I të drejtave dhe lirive njerëzore është e drejtë e natyrshme dhe universale pa precedent”, theksoi kryeparlamentari Talat Xhaferi.
 
Procesi i zgjerimit, Zaev: BE të dëshmojë se është ende gjallë
 
Kryeministri Zoran Zaev ftoi BE-në të dëshmojë se procesi I zgjerimit është I gjallë
 
“Rezultatet dhe kapacitetet dhe gadishmëria jonë për nisjen e bisedimeve janë të pakontestueshme. Dhe më e rëndësishmja është se vazhdimisht dhe me shpejtësi po evropeizohemi, çdo ditë më shumë. Tani Bashkimi Evropian ka obligim të tregojë me vepër se procesi i zgjerimit i Ballkanit Perëndimor është gjallë, se vlerat dhe parimet europiane për zgjerim janë ende reale”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
 
Mickovski: Jo me identitet të humbur në BE 
 
As Pavarësia nuk arriti ta bashkojë politikën. VMRO-DPMNE në Manastir organizoi festë të veten me rastin e 8 Shtatorit. Kreu opozitar Hristian Mickovski, tha se vendi duhet të gjejë moment të reja gëzimi e nuk guxon të antarësohet në BE me identitet të humbur
 
“Cili është qëllimi ynë si shtet që përballet me bllokatë për antarësim në BE e ku qeveria nuk ka asnjë qëllim të përcaktuar. Cilat do të jenë qëlimet tona në 30 vitet e ardhëshme. Nuk mjafton vetëm të ëndërojmë por duhet të punojmë për arritjen e asaj ëndrre”, theksoi kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski.
 
Në festimin në Shkup defiluan ansambleve të të gjitha komuniteteve në vend, punëtorëve shëndetësorë, atletëve, zjarrfikësve, policëve dhe ushtrisë, minatorë, fermerë si dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq.
Ngjarja u zhvillua me numër të kufizuar të pjesëmarësve, rreth 1 mijë, duke respektuar protokollet e Covid 19. 
 
Që prej 3 dekadash, Maqedonia e Veriut është pranuar ndërkombëtarisht nga 180 vende, është anëtare e OKB-së, Këshillit të Europës dhe NATO-s.  
 
MERAL ISMAILI