Maqedoni

Dyshohet se ka 15 viktima nga zjarri në qendrën COVID në Tetovë

08.09.2021 22:48

Zjarri që perfshiu qendrën ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 në spitalin modular në Tetovë...

Zjarri që perfshiu qendrën ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 në spitalin modular në Tetovë, ka mare jozyrtarsht jetën e 15 personave, pacientë kovid dhe staf mjekësor. jozyrtarsht mësojmë se kan aritur të spetohen 9 persona. Megjithatë nuk dihet ende nëse në spital ka pasur edhe ndonjë familjar që u shërbyen të afërmve të tyre. Të lënduatit e shpëtuar po transferohen në spitalet në shkup.

Zjarrfikësit janë përpjekur për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar njerëzit që ndodheshin në spital por ai është rrafshuar tërësisht. Autoritetet e kanë cilësuar rastin si tragjedinë më të rëndë në vitet e fundit. Ende hetohen shkaqet e zjarrit por shpërthtimi I rrjetit të oksigjenit, ka shtuar fuqinë e tij.

 

VISAR SADIKI