Maqedoni

Zjarri në spitalin modular në Tetovë, 14 viktima, komuna shpall tri ditë zie

09.09.2021 11:25

Nga zjarri që përfshiu qendrën ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 në spitalin modular në Tetovë, nga 26 pacientë të pranishëm...

Nga zjarri që përfshiu qendrën ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 në spitalin modular në Tetovë, nga 26 pacientë të pranishëm, jetën e kanë humbur 14, ndërsa 12 kanë arritur të shpëtohen dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Zjarrfikësit ndërkohë janë përpjekur për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar njerëzit që ndodheshin në spital, por ai është djegur tërësisht. 

Në Tetovë pak orë pas zjarrit kanë shkuar autoritetet më të larta të qeverisë për t’ju gjendur pranë banorëve në këtë fatkeqësi. Është mbledhur urgjentisht edhe Shtabi i Krizës. Autoritetet e kanë cilësuar rastin si tragjedinë më të rëndë në vitet e fundit. M rastin e kësaj tragjedie Komuna e Tetovës ka shpallur 3 ditë zie.