Maqedoni
Zjarri në Tetovë, qeveria cakton mbledhje urgjente
09.09.2021 11:31
Për sot në ora 10 është caktuar mbledhje urgjente e qeverisë, në të cilën do të diskutohet për zjarrin në Kovid-qendrën në Tetovë....

Për sot në ora 10 është caktuar mbledhje urgjente e qeverisë, në të cilën do të diskutohet për zjarrin në Kovid-qendrën në Tetovë. Këtë e tha mbrëmë vonë kryeministri Zoran Zaev, i cili në dalje nga godina e Komunës së Tetovës deklaroi se sot do të mbaj mbledhje Qeveria.
“Kemi caktuar mbledhje për në orën 10:00”, tha Zaev duke mos dashur të jap detaje për zjarrin nën arsyetimin se deklarata nuk do të ketë derisa organet kompetente nuk bëjnë ekspertizë dhe zbardhin shkaqet e zjarrit. Nga Qeveria mbrëmë informuan se në rrjedh është një hetim i detajuar për zjarrin.
