Botë

BE shpreh ngushëllime për viktimat në Tetovë

09.09.2021 11:52

Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në spitalin modular në Tetovë....

Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në spitalin modular në Tetovë.
 
“BE shpreh ngushëllimet më të thella deri tek familjet dhe miqtë e viktimave të këtij zjarri tragjik në spitalin modular në Tetovë ku trajtoheshin personat e prekur nga Kovid-19. Të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejt”, thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Ana Pisonero.