Botë
Vrasja në Pejë, dy zyrtarët e PDK qëlluan ndaj njëri-tjetrit
09.09.2021 12:05
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Pejë...

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Pejë ku humbën jetën kandidati për kryetar i komunës nga radhët e PDK, Astrit Ademaj dhe zyrtari tjetër i kësaj partie Blerand Kadrijaj.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se të dy personat kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me pistoletë në ambientet e një lokali, pranë shkollës së mesme “Ali Hadri”, duke humbur jetën. Nga të shtëna mbeti i plagosur dhe Avni Ademaj, vëllai i Astrit Ademajt. Në vendngjarje, policia sekuestroi dy pistoleta dhe disa fishekë. Dyshohet se familja Ademaj kishte probleme të mëhershme me familjen Kadrijaj dhe sipas informatave jozyrtare, të dy viktimat janë takuar për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet. Për ngjarjen e rëndë reagoi presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët kërkuan zbardhjen e menjëhershme të saj.
