Maqedoni
Spasovski: Të përkushtuar për të zgjidhur situatën
09.09.2021 12:51
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të zjarrit në Tetovë...

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të zjarrit në Tetovë, dhe njoftoi një zgjidhje të shpejtë të çështjes.
“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e atyre që vdiqën nga zjarri në Qendrën Kovid të Tetovës dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ne jemi të përkushtuar për ta zgjidhur këtë situatë shpejt,” shkroi Spasovski.
