Maqedoni

Xhaferi: Tragjedi e rëndë, lutjet e mia për familjet e viktimave

09.09.2021 13:00

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka shprehur keqardhje për tragjedinë....

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka shprehur keqardhje për tragjedinë.
 
“Jam i tmerruar nga lajmi i trishtueshëm për djegien e spitalit modular në Tetovë ku humbën jetën qytetarë tanë të prekur nga pandemia e virusit KOVID-19. Ngushëllimet e mia për të gjithë ato që në këtë fatkeqësi të dhimbshme humbën jetën dhe të afërmit e vet, lutjet dhe mendimet e mia janë për Tetovën, me shpresë për rikuperim sa më të shpejtë nga kjo tragjedi”, tha Xhaferi.