Maqedoni

Qeveria, tri ditë zie për tragjedinë në Tetovë

09.09.2021 13:06

Me një minutë heshtje në shenjë respekti ndaj viktimave nga zjarri tragjik në Qendrën modulare Kovid në spitalin në Tetovë...

Me një minutë heshtje, në shenjë respekti ndaj viktimave nga zjarri tragjik në Kovid Qendrën modulare në spitalin në Tetovë dhe në shenjë ngushëllimi deri te familjet e tyre, Qeveria në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme solli vendim të shpallen tri ditë zie në tërë vendin. Për ditë zie janë shpallur 9, 10 dhe 11 shtatori, me ç’rast flamuri shtetëror do të ulet në gjysmë shtizë.

Qeveria apelon deri te të gjithë aktorët shoqërorë të shtyjnë të gjitha festimet publike dhe private, ahengjet, ngjarjet kulturore-artistike dhe sportive, promovimet partiake dhe llojet tjera të parapara për këto tri ditë. Siç njoftojnë nga qeveria, në atë mbledhje, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Shëndetësisë informuan për situatën e deri atëhershme nga zjarri me pasoja tragjike dhe theksuan se inspektimi për përcaktimin e shkaqeve vazhdon. Në këtë drejtim Qeveria solli konkluzë me rekomandim për ekipet eksperte të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Shëndetësisë të vihen në dispozicion maksimal të prokurorisë në procedurat hetimore.
 
“Qeveria obligoi institucionet kompetente që të përcaktojnë se çfarë lloj ndihme dhe mbështetje shtesë nevojitet për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve, në mënyrë që të sigurohet në afat sa më të shpejtë.”  Njëherit Qeveria falënderon të gjitha shtetet e rajonit, të Evropës dhe botës, për ngushëllimet e shprehura për rastin tragjik dhe solli vendim “të pranojë ofertën në pjesën e forcave aleate të NATO-s për të dërguar në vend persona ekspertë me nivel më të lartë të ekspertizës për hetime për të ndihmuar në përcaktimin e arsyeve për zjarrin në Kovid Qendrën modulare në Spitalin e Tetovës”,- thuhet në njoftimin e Qeverisë. 
 
FITIM KRYEZIU