Maqedoni
Serbia shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tetovë
09.09.2021 13:28
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar çdo ndihmë për Maqedoninë e Veriut...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar çdo ndihmë për Maqedoninë e Veriut, e cila po kalon orë të vështira për shkak të tragjedisë së ndodhur në spitalin COVID.
“Jam jashtëzakonisht i prekur nga lajmi i zjarrit në spitalin në Tetovë. Ne ndajmë dhimbjen e madhe të njerëzve të Maqedonisë së Veriut, të gatshëm për të ofruar çdo ndihmë vëllazërore. Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Serbisë, unë shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve.” tha Vuçiq
