Maqedoni

Bullgaria shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tetovë

09.09.2021 13:37

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Svetlan Stoev shprehu ngushëllimet e tij për tragjedinë e mbrëmshme në spitalin modular në Tetovë....

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Svetlan Stoev shprehu ngushëllimet e tij për tragjedinë e mbrëmshme në spitalin modular në Tetovë.
 
"Jam i trishtuar dhe i thyer nga tragjedia me zjarrin në spitalin Kovid në Tetovë, i cili mori jetën e njerëzve! Ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella për familjet dhe të afërmit e viktimave. Bullgaria është solidare me Republikën e Maqedonisë Veriore në këtë kohë të trishtuar", thotë Stoev.