Maqedoni
BFI shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tetovë
09.09.2021 13:48
Edhe Bashkësia Fetare Islame po e ndjek me keqardhje dhe pikëllim të thellë po ndjekim situatën....

Edhe Bashkësia Fetare Islame po e ndjek me keqardhje dhe pikëllim të thellë po ndjekim situatën me zjarrin e rënë në Spitalin Modular të Qendrës për Kovid 19 në Tetovë.
"Në këto momente të vështira e pikëllimi, mendimet dhe lutjet tona janë me pacientët e këtij spitali dhe personelin mjekësor. Nga thellësia e zemrës dua të përcjelli ngushëllimet e mia dhe të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj familjarëve të viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi e madhe.", tha Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
