Maqedoni
Zgjedhjet lokale, sonte skadon afati për këqyrjen e Listës Zgjedhore
09.09.2021 14:08
Inspektimi i Listës Zgjedhore për zgjedhjet lokale të për 17 tetorit skadon mesnatë....

Inspektimi i Listës Zgjedhore për zgjedhjet lokale të për 17 tetorit skadon mesnatë, afat ky deri kur qytetarët mund të paraqesin kërkesa për plotësimin, ose fshirjen e të dhënave të tyre në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri më tani në Listën e Zgjedhore janë kontrolluar 13.916 persona, ndërsa janë parashtruar gjithsej 140 kërkesa për regjistrim në Listën Zgjedhore, 31 kërkesa për fshirje të të dhënave nga lista zgjedhore dhe 43 kërkesa për ndryshim të të dhënave. Po ashtu nëpërmjet e-mailit zyrtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve [email protected] janë dërguar 88 kërkesa të ndryshme.
Ndërkohë rrjedhin afatet edhe për aktivitetet e tjera zgjedhore. KSHZ-ja duhet ta mbyllë Listën e Votuesve deri më 24 Shtator dhe ta nënshkruajë atë më së voni deri më 1 Tetor. Të Shtunën, më 11 Shtator, në mesnatë, përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet vendore në Komisionet Zgjedhore Komunale. Fushata zgjedhore, zyrtarisht, fillon më 27 shtator. Në ndërkohë, rrjedh afati për paraqitjen e kërkesave në KSHZ për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale.
NAIM RAMADANI
