Maqedoni
Shpërthimi në spitalin modular, 9 të lënduar trajtohen në spital
09.09.2021 16:27
9 pacientë janë në gjendje stabile dhe vazhdojnë të trajtohen në spitalin e Tetovës....

9 pacientë janë në gjendje stabile dhe vazhdojnë të trajtohen në spitalin e Tetovës si pasojë e plagëve që kanë pësuar nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular. 3 pacientë me më pak lëndime janë lëshuar për trajtim shtëpiak.
Dëshmitarja: Gjithçka ndodhi brenda dy minutave
Duke rrëfyer për TVM2, një nga dëshmitaret që ka qenë duke u përkujdesur për babin e saj në momentin e shpërthimit thotë se gjithçka ka ndodhur brenda 2 minutave.
“Gjithçka ndodhi në dy minuta, aq u deshën. Njëherë mendova që ka rast vdekje, pastaj dëgjova britmat: zjarr, zjarr, e mbyllëm derën e korridorit dhe hapëm dritaret. Të gjithë pacientët ishin të shokuar. Unë isha e fundit ajo që dola nga dhoma e spitalit pas babait tim, të tjerët që nuk kishin familjarë apo shoqërues, mbetën të gjithë dhe mund të them se ata janë të vdekur tani. Me plotkuptimin e fjalës i kemi shtyrë të gjithë pacientët përmes dritareve. Shumë shpejt ishte, për 2 minuta, nuk kishte kohë që aq shpejt të vijnë zjarrfikësit. Ka pasur edhe nga njerëzit nga jashtë që na kanë ndihmuar.”,- tha një dëshmitare që ishte prezente në spital.
Edhe nga MSh njoftojnë se në momentet e shpërthimit në spital të pranishëm kanë qenë familjarë të pacientëve të cilët kanë qenë duke i shoqëruar të sëmurit me Covid-19.
ZEKIRJA MEXHITI
