Maqedoni

Aliti: Zjarrfikësit bënë maksimumin për ta shuar zjarrin

09.09.2021 18:01

Zjarrfikësit kanë arritur brenda 4-5 minutash pas shpërthimit të zjarrit në spitalin modular të Tetovës dhe kanë bërë përpjekje maksimale...

Zjarrfikësit kanë arritur brenda 4-5 minutash pas shpërthimit të zjarrit në spitalin modular të Tetovës dhe kanë bërë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish, ka deklaruar Uka Aliti nga njësiti zjarrfikës i Tetovës. Ai thotë se gjatë intervenimit kanë pasur ndihmë të madhe mjekësore edhe nga personeli mjekësor dhe kanë bërë maksimumin e mundur për të shpëtuar sa më shumë jetë.
 
“Flakët e zjarrit ishin aq të mëdha, mundoheshim që flakët e zjarrit t’i shuajmë por edhe në anën tjetër zjarrfikësit tjerë të bëjnë evakuimin apo nxjerrjen e njerëzve që ishin në atë objekt... Ka mundur të jetë një katastrofë edhe më e madhe.”, tha komandanti i shërbimit të kundërzjarrit në Tetovë, Uka Aliti.