Maqedoni
Avokati i Popullit: Përgjegjësi për tragjedinë në Tetovë
09.09.2021 18:50
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Tetovë...

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Tetovë duke theksuar se përgjegjësi për ngjarjen tragjike duhet medoemos të ketë.
“Avokati i popullit konsideron se vetëm me hetim të shpejtë dhe efikas do të dëshmohet se funksionon shteti juridik – sistemi. Përgjegjësi për ngjarjen tragjike medoemos duhet të ketë. Këtë së paku shteti ua ka borxh familjeve të cilat mbetën pa më të afërmit e tyre”, thuhet në njoftimin me shkrim të institucionit Avokati i Popullit.
Njëherit, Avokati i Popullit shpreh ngushëllime familjeve të personave të vdekur tragjikisht, dhe njëkohësisht shfaqë shpresë për rikuperim dhe shërim të shpejtë të të lënduarve në këtë ngjarje.
