Maqedoni
Kovdi-19, 31 të vdekur e 256 të infektuar
09.09.2021 19:00
Në 24 orët e fundit virusi Korona u ka marrë jetën edhe 31 qytetarëve të vendit...

Në 24 orët e fundit virusi Korona u ka marrë jetën edhe 31 qytetarëve të vendit, ndërsa nga 2.778 të testuar kanë rezultuar pozitiv edhe 256 persona. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë nga Shkupi -160, pason Kumanova me 32 të infektuar.
Shkupi ka regjistruar edhe numrin më të madh të vdekjeve në 24 orët e fundit, pasi në kryeqendër janë regjistruar 9 të vdekur, në Gostivar - 6, nga tre në Tetovë, Kumanovë dhe Strumicë, dy në Kërçovë dhe nga një në Manastir, Gjevgjeli, Veles, Dibër dhe Makedonski Brod. Njëherit janë regjistruar edhe 545 të shëruar, duke e ulur në 13.631 numrin e rasteve aktive.
