Maqedoni

Nuredini: Pacientët e shpëtuar janë në gjendje të mirë

09.09.2021 18:41

Nga 14 të vdekurit 12 janë pacient ndërsa dy të tjerë duhet të identifikohen ka deklaruar udhëheqësi i Kovid qendrës në Tetovë Gëzim Nuredini.....

Nga 14 të vdekurit 12 janë pacient ndërsa dy të tjerë duhet të identifikohen ka deklaruar udhëheqësi i Kovid qendrës në Tetovë Gëzim Nuredini. Sipas tij 12 pacientët e shpëtuar ndëdhen në gjendje të mirë shëndetësore.
 
“Pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë ne pacientët të cilët i këmi shpëtuar i kemi vendosur në qendrën Kovid, që e kemi në katin e parë të internes, ku janë në gjendje të mirë shëndetësore...  Viktimat për fat të keq kemi 14, prej tyre 12 janë pacient të cilët ishin të hospitalizuar dhe 2 tjer janë që duhet te indentifikohen, mendoj që janë familjar që kan dashur të ndihmojë. Të gjith kto janë në institutin për mjeksi ligjore në Shkup ku tani në moment ju bëhet identifikimi.”, tha udhëheqësi i Kovid qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini.
 
Nuredini ka mohaur informacionet se familjarët janë lënë të futen në spital për tu ndihmuar të afërmve me Kovid 19 gjatë trajtimit.