Botë

Gjykata Evropiane refuzon kërkesën e mjekëve grekë

09.09.2021 19:28

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të përkohshme gjyqësore...

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të përkohshme gjyqësore të paraqitur nga punonjësit e shëndetësisë në Greqi që janë kundër vaksinimit të detyrueshëm. 30 punonjës shëndetësorë grekë paraqitën dy kërkesa kundër vaksinimit të detyrueshëm.
 
Ata kanë bërë thirrje që ligji të pezullohet dhe për këtë iu drejtuan Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, por në 7 shtator kërkesa e tyre u hodh poshtë. Greqia deri tani ka pezulluar mbi 6 mijë mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor që kanë refuzuar vaksinimin.