Kandidaturat e partive, nesër në mesnatë skadon afati
Ka skaduar mbrëmë në mesnatë afati për kqyrjen publike të listës zgjedhore...

Ka skaduar mbrëmë në mesnatë afati për këqyrjen publike të listës zgjedhore, ndërkohë që të shtunën në mesnatë skadon afati për dorëzimin në KSHZ të listave të partive.
Deri të mërkurën, siç kumtoi KSHZ, në Listën Zgjedhore janë kontrolluar 13 mijë e 916 persona. Kanë parashtruar gjithsej 140 kërkesa për regjistrim, 31 kërkesa për fshirjen e të dhënave dhe 43 kërkesa për ndryshim të të dhënave në Listën Zgjedhore. Nesër në mesnatë skadon afati për parashtrimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale deri te Komisioni Zgjedhor Komunal. Në 14 shtator skadon afati kur KSHZ duhet ta parashtrojë Listën Zgjedhore deri te partitë politike, të cilat deri më 1 shtator duhet të parashtrojnë kërkesa eventuale për korrigjimin e saj.
Deri më 24 shtator, KSHZ duhet ta mbyll Listën Zgjedhore, ndërsa më së voni deri më 1 tetor ta nënshkruajë. Partitë deri të dielën i kanë anuluar aktivitetet publike lidhur me zgjedhjet lokale, për shkak të tre ditëve të zisë. Po skadon edhe afati për parashtrimin e kërkesave deri te KSHZ-ja për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale. Zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e caktuar për më 17 tetor, fillon më 27 shtator dhe do të përfundojë më 15 tetor.
