Maqedoni

ASHMAA monitoron mediat, nuk ka shkelje të dispozitave nga Kodi Zgjedhor

10.09.2021 12:02

Edhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, publikoi Raportin e parë nga monitorimi i raportimit mediatik për zgjedhjet lokale...

Edhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, publikoi Raportin e parë nga monitorimi i raportimit mediatik për zgjedhjet lokale ku nuk vërehen shkelje të dispozitave nga Kodi Zgjedhor.

“Në programet e përditshme të lajmeve, media kryesisht mbulonin temat aktuale përmes lajmeve dhe përmes raporteve, të strukturuara qartë dhe me burime informacioni të verifikuara, por në ditarin televiziv të televizioneve të caktuara nganjëherë shfaqeshin artikuj të realizuar përmes forma të zbehta të paqarta, hibride, një kombinim i përpjekjeve informuese dhe përmbledhëse, parashikimit dhe analizës së fenomeneve më komplekse shoqërore dhe në disa prej rasteve të tilla nuk kishte një ndarje të qartë të pikëpamjeve partiake nga pikëpamjet redaktuese profesionale”, thuhet në raport.
 
Vetëm RTM 1 dhe TV24 Vesti siguruan raportim në gjuhën e shenjave për personat me dëgjim të dëmtuar dhe në këtë mënyrë e përmbushën detyrimin nga neni 75, paragrafi 1 i Kodit Zgjedhor.