Botë
Sërish protesta në Afganistan, burrat dhe gratë sfidojnë urdhrin e talebanëve
10.09.2021 12:22
Nuk kanë të ndalur protestat në Afganistan....

Nuk kanë të ndalur protestat në Afganistan. Qytetarët dolën në rrugë në kërkim të më shumë lirive dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, duke sfiduar kështu urdhrin e talebanëve për të qëndruar në shtëpi. Shumë protestues u grumbulluan pranë ambasadës së Pakistanit në Kabul dhe militantët qëlluan në ajër për t’i frikësuar dhe shpërndarë ata. Skena të ngjashme u raportuan në Parvan dhe atë Nimruz.
Talebanët kanë ndaluar manifestimet që nuk janë të autorizuara nga Ministria e Drejtësisë. Në zona të ndryshme pati edhe manifestime nga vetëm gra, që kundërshtojnë qeverinë e re të përkohshme të talebanëve të përbërë nga vetëm burra. Gjithashtu, kërkojnë një rol në ekzekutivin e ri, vende pune, edukim dhe liri për të dalë jashtë shtëpisë pa nevojën e shoqërimit nga një burrë.
