Maqedoni

Komiteti i Helsinkit këmbëngulim për hetim objektiv dhe përgjegjësi

10.09.2021 14:17

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, këmbëngul në mbulimin objektiv dhe në kohë të tragjedisë në spitalin modular të Tetovës...

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, këmbëngul në mbulimin objektiv dhe në kohë të tragjedisë në spitalin modular të Tetovës. Nga atje kërkojnë dhe presin nga institucionet kompetente që të kryejnë një hetim të plotë, i cili do të përcaktojë shkaqet e zjarrit që mori 14 jetë njerëzish, si dhe të marrë masa për të përcaktuar përgjegjësinë e individëve dhe institucioneve, veçanërisht në kushtet e masave parandaluese për mbrojtjen dhe respektimin e protokolleve të shëndetit dhe sigurisë në spitalin në Tetovë. Kjo humbje e madhe, me të drejtë rrit mosbesimin e qytetarëve në institucionet e sistemit dhe kjo është arsyeja pse është thelbësore që hetimi të kryhet në mënyrë profesionale dhe transparente. Vetëm në këtë mënyrë autoritetet mund të minimizojnë hapësirën për spekulime publike dhe dëmin pasues, të cilat mund të rrezikojnë shumë përballjen me pasojat e pandemisë, thonë nga Komiteti i Helsinkit.
 
Duke pasur parasysh që 19 spitale modulare u ndërtuan vitin e kaluar, dhe duke pasur parasysh informacionin se një hetim special është hapur për këtë prokurim publik, prokuroria duhet sa më parë të dalë me informacion që do të sqarojë dilemat rreth siguria e këtyre objekteve. Komiteti i Helsinkit mirëpret vendimin për përfshirjen e ekspertëve të huaj në hetim, i cili do të kontribuojë në besueshmërinë e vetë hetimit dhe rezultateve të tij. Komiteti vazhdon të monitorojë punën dhe veprimet e institucioneve kompetente të shtetit, nga të cilat ne kërkojmë nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe paanësisë në zbardhjen e kësaj tragjedie.
 
REXHEP QAMILI