Maqedoni
Përfundon autopsia, 12 pacientë dhe dy familjarë mes viktimave
10.09.2021 15:11
Ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, e përfunduan autopsinë e trupave të viktimave të zjarrit që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës...

Ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, e përfunduan autopsinë e trupave të viktimave të zjarrit që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës. Nga ky institut për TVM informuan se përmes analizave DNK janë identifikuar trupat e 14 viktimave. Në Institutin për mjekësi ligjore është sjellë edhe trupi i padjegur i një pacienteje që ka ndërruar jetë disa momente para se të shpërthente zjarri. Mjekët, para se të shpërthente zjarri, po përpiqeshin ta rianimonin por procedura u ndërpre për shkak se zjarri është përhapur shpejt. Ajo është viktima e 15 e sjellë në Institutin për mjekësi ligjore, ku i është bërë autopsia.
Dy prej viktimave nga zjarri kanë qenë bashkëshorti dhe nëna e dy të hospitalizuarve. Inspektorati sanitar dhe shëndetësor nuk mund të prononcohet për shoqërimin e familjarëve të pacientëve të hospitalizuar nga Covid-19 në spitalin modular të Tetovës.
“Në lidhje me rastin tragjik që ndodhi më 8 shtator këtë vit ISHS nuk mund të vërtetoj gjendje faktike dy ditë pasi ka ndodhur rasti. Pastaj, nuk ekziston urdhër nga ministri i shëndetësisë për kryerje të mbikëqyrjes së jashtëzakonshme. Më me rëndësi, në fazë të zhvillimit të hetimit nga ana e Prokurorisë Publike, as ministri, as ndonjë organ tjetër nuk mund të urdhëron ISSH-së të kryej mbikëqyrje mbi një subjekt, që është lëndë e hetimit penal. ISSH do të veproj dhe do ti vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saja profesionale në bazë të urdhrit nga Prokuroria Publike.”,- informojnë nga Inspektorati Sanitar Shëndetësor. Raporti i autopsisë është dërguar edhe deri te Prokuroria Themelore Publike.
ERSAN PAJAZITI
