Maqedoni

Hetimet rreth tragjedisë në Tetovë, pritet ardhja e ekspertëve gjermanë

10.09.2021 15:50

Gjermania do të dërgojë ekspertë të kriminalistikës....

Gjermania do të dërgojë ekspertë të kriminalistikës. Nga Qeveria thonë se këta ekspertë, do të ndihmojnë ekspertët tanë  në përcaktimin e arsyeve për zjarrin në Qendrën Covid në Spitalin në Tetovë. Bëhet fjalë për ekip ekspertësh, fushë-veprimi i të cilit është pikërisht në bashkëpunimin nacional dhe ndërkombëtar, hetim, hulumtim dhe zhvillim. BKA, gjatë hetimeve ka mbështetje të lartë të ekspertizës, veçanërisht në pjesën e shkencave të forenzikës, analizat e ADN-në, hetimet elektronike dhe identifikimin.
 
Ndër detyrat speciale në të cilat punon, BKA është një ekip që punon në hetime gjatë katastrofave dhe fatkeqësive me viktima. Bëhet fjalë për institucion i cili në Gjermani ka traditë 60 vjeçare të veprimit, me rreth 7 mijë të punësuar. Ekipi i ekspertëve do të bashkëpunojë me MPB-në dhe do të ndihmojë në hetimin që do ta udhëheq Prokuroria Themelore Publike, informojnë nga Qeveria.